Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur duke vjedhur 240 litra lëndë djegëse nga pika e karburantit, ku punonte.

 

Sipas mediave greke, i riu shqiptar u kap duke vjedhur nga biznesi 12 kontejnerë të vegjël me 240 litra lëndë djegëse të lëngshme, me vlerë totale 450 euro.

 

Në automjetin e tij u gjenden kontejnerët, të cilat i janë konfiskuar dhe i janë dhënë pronarit të biznesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re