Një ngjarje tragjike ka ndodhur në shtetin fqinj Greqi, ku mësohet se një 31-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra, pasi një sherri disa ditë më parë në Sitea të Kretës me një shtetas grek.

Sipas mediave helene, mësohet se i riu shqiptar mbeti i plagosur rëndë në kokë pas një përplasjeje të dhunshme me një 17-vjeçar grek.

Ky i fundit e ka qëlluar 31-vjeçarin me sende të forta dhe e ka shtyrë, e për pasojë ky i fundit ka përplasur kokën në tokë dhe prej 27 prillit ndodhej i shtruar në spital.

Por, fatkeqësisht ai nuk arrit ti shpëtonte plagëve të rënda, duke ndërruar jetë. Menjëherë pas ngjarjes, policia u mobilizua për identifikimin dhe kapjen e 17-vjeçarit grek, gjë që u bë e mundur vetëm disa orë pas ngjarjes fatale për jetën e 31-vjeçarit shqiptar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re