Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që ndodhi pak ditë më parë në një provincë në Breshia të Italisë, ku u ekzekutua një shqiptar 33-vjeçar.

 

Mediat italiane bënë me dije se shqiptari Alfons Kola u vra me thikë jashtë një lokali nga bashkëatdhetari i tij dhe u la në mes të rrugës.

 

Kola më pas u transportua për në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk arriti të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.

 

Një person është në arrest për vrasjen. Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 33-vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

 

Mësohet se si viktima Alfons Kola ashtu edhe autori Petrit Gega janë nga fshati Kallmet Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.

 

Sipas banorëve familjet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re