Një 37 vjeçare nga Kosova është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në Zvicër. Mediat vendase raportojnë se nëna e katër fëmijëve u gjet e vdekur në banesën e saj në Vevey. Ka qenë vetë bashkëshorti 42 vjeçar që ka shkuar në polici duke raportuar ngjarjen.

Policia gjeti 37 vjeçaren të vdekur pasi kishte marrë disa goditje me thikë. 42 vjeçari shqiptar u arrestua menjëherë nga policia zvicerane. Sakaq, është hapur edhe një hetim për të sqaruar rrjedhën e ngjarjes dhe motivet e mundshme të krimit të rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re