Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Ai është identifikuar si Klaudio Myrtaj.

 

Sipas mediave italiane, ai u gjet pasditen e djeshme (4 nëntor) me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri në një punishte në zonën Cuneo, në via Umberto pranë bashkisë. 34 vjeçari një plumb e kishte marrë në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital, raporton Corriere della Sera.

 

Shqiptari kishte shkuar në Itali para dy vitesh dhe punonte për ndërtimin e rrugëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re