Skip to content

Shqiptaria zbret në Tiranë për nderin e UÇK-së

565932537 1367417954753862 4557293891035543838 n

Veteranë të luftës së Kosovës dhe mijëra mbështetës të tyre u mblodhën në Tiranë, në një protestë kundër Speciales në Hagë e cila po gjykon ish-krerët e UÇK-së, mes tyre ish-presidentin Thaçi.

Protesta u organizua nga shoqata e veteranëve të njohur si  “OVL-UÇK”, me mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë, nën moton: “Liria ka një emër. Drejtësi për çlirimtarët”.

Një poster i madh me fotot e tyre dhe me mbishkrimin “Heronjtë e luftës dhe të paqes”, ishte varur pas podiumit të protestës.

uck tr 1 1068x601 1

“Shqiptarët nuk i besojnë Dhomave të Specializuara. Proceset në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta,” deklaroi Hysni Gucati, kreu i “OVL-UÇK”-së.

Edhe ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu, 95 vjeç, mori pjesë në protestë, duke kërkuar drejtësi dhe duke thënë se të akuzuarit “janë mbajtur në burg pa prova, mbi akuza të fabrikuara”.

Dhe ndër më të zëshmit aty ishte kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Siç tha ai, “zanafilla e gjykatës speciale është nga disa raportime trilluese ruso-serbe për trafikime organesh që bëri bujë. Çështje inekzistente që doli nga kuzhina serbe, e hetoi edhe tribunali i Hagës dhe konstatoi që nuk është e vërtetë dhe mbylli hetimin”.

WhatsApp Image 2025 10 17 at 6.03.13 PM e1760727144944

Ahmeti vijoi duke thënë se “Dick Marty e riaktualizoi mediakisht me porosi ruso-serbe dhe inicioi miratimin e raportin në Komisionit Evropian që detyroi themelimin e gjykatës që hetoi trafikimin e trilluar të organeve. Kjo ndodhi për të nxirë imazhin e luftës dhe prokuroria nxitoi që të përpilojë një aktakuzë tjetër ditën kur në Uashtingon në prezencën e Presidentit Trump do nënshkruhej marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë”.

Më pas, ai bëri thirrje për unitet kombëtar. “Ne duhet të bëhemi bashkë siç u bashkuam për Kosovën republikë, për Shqipërinë në NATO për të drejtat e shqiptarëve në luginë e Mal të Zi”. /tesheshi.com/