ITALI – Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me drogë në Ponente Liguria.

Për  mos të rënë në sy shqiptari kishte një identitet anonim, por ajo çfarë intrigonte si banorët si policinë ishte mënyra sesi ai e siguronte jetesën luskoze duke qenë se nuk punonte.

Për këtë  policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij ku zbuloi  një dollap të fshehtë, ngjitur në murin e dhomës të gjumit ku fshihte 72,58 gram kokainë.

Por kjo nuk është e gjitha pasi policia zbuloi edhe një pistoletë të kalibrit 22 të modelit “short & long” e cila u sekuestrua bashkë me një paketë me 46 plumba të kalibrit 22.

Shqiptari i cili ishte klandestin prej 6 vitesh u arrestua nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe drogës , për më tepër që  kishte harritur të krijonte rrjetin e tij në të gjithë Riviera Ligure për aktivitetet kriminale që ushtronte.

(e.a/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re