Pasi është vërtetuar se ndër autorët e terrorit mbrëmë në Vjenë është një shqiptar, Kujtim Fejzullahu, e se gjithashtu ndër policë tre kanë qenë  po ashtu shqiptarë, edhe një nga katër viktimat mësohet të ketë qenë shqiptar.

Fjala është për Nexhip Vrenezin, 20 vjeç nga Struga, i cili raportohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar disa herë në momentin kur ka qenë në rrugë për të pirë një cigare.

Kujtojmë mediat në Austri kanë raportuar edhe për dy shqiptarë të tjerë të vdekur.

Ndërsa për Kujtim Fejzullahun thuhet se ka qenë një futbollist i talentuar në vitet e tij të adoleshencës dhe supozohet të ketë rënë në kontakt me aktivistë të ISIS, gjë që e ka devijuar drejt ekstremizmit.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re