Një shqiptare është fituese e Ligës së Kampioneve dhe këtë e ka bërë volejbollistja, Erblira Bici. Anëtarja 23 vjeçare e kombëtares tonë të volejbollit ia ka dalë dje të fitoj me skuadrën e saj, Novara titullin më të lartë në volejbollin e femrave.

Në finale ndaj Konelianon, skuadra e Bicit ka fituar me rezultatin 3-1 në Berlin duke ngritur lart këtë kupë. Kjo është një arritje e madhe për Novarën por edhe për sportisten tonë që ka arritur kështu të realizoj një ëndërr të madhe. Ajo bëhet e para volejbolliste shqiptare që arrin të fitoj këtë titull të rëndësishëm të barazvlefshëm me Ligën e Kampioneve në futboll./Berati. TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re