Biznesmenja greke, Dimitra Katsafadou ka rënë pre e vjedhjes.

Sipas medieve greke, vjedhja ka ndodhur më 17 shkurt 2023 dhe autore është asistentajs e Dimitrës, një 32-vjeçare me origjinë shqiptare.

Kjo e fundit i ka marrë biznesmenes greke 290 mijë euro nga rezidenca e saj në Atikën Verilindore.

Më pas shqiptarja u largua jashtë vendit dhe u lokalizua e arrestua në Britaninë e Madhe.

Katalizator për këtë rast ishte dëshmia e ndihmëses shtëpiake të Dimitra Katsafados, e cila përshkroi se si e pa të pandehurën duke mbajtur në duar dy thasë të gjelbër plehrash, në të cilat kishte vendosur 290 mijë euro.

“Kur mbërrita në shtëpi, jashtë saj ishte parkuar një makinë në ngjyrë të kuqe argjendi dhe një burrë i panjohur po fliste në celular. E pyeta pse ishte këtu dhe ai m’u përgjigj se po e priste të akuzuarën”.

“Më pas hyra në shtëpi me çelësat e mi, por te dera takova të akuzuarën, e cila mbante në duar thasë plehrash, të cilat ishin të mbushura me para.

“Këto çanta ia dha burrit të panjohur që po priste në makinë”.

Duke folur për MEGA, vëllai i Dimitra Katsafados, Nikos Malakodimos, theksoi se ka bërë padi pikërisht në të njëjtën ditë kur u zbulua vjedhja./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re