Ai konsiderohet si një nga figurat më me ndikim në hapësirën me rritje të shpejtë të inteligjencës artificiale (AI) dhe shkarkimi i tij shkaktoi valë tronditëse në të gjithë industrinë.

Ish-shefi ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, e quajti Altman heroin e tij dhe tha se ai “kishte ndryshuar botën tonë kolektive përgjithmonë”.

Pati një reagim të ashpër nga investitorët, u ngritën spekulime se ai mund të rikthehej në detyrë.

Kishte gjithashtu shqetësime brenda industrisë së teknologjisë se Altman mund të krijonte një kompani rivale dhe të merrte me vete talentin kryesor të OpenAI.

Por në vend të kësaj, Altman po i bashkohet Microsoft-it i cili ka investuar miliarda në krijuesin e ChatGPT.

Duke iu përgjigjur postimit të shefit të Microsoft, Nadella që konfirmonte punën e tij të re, Altman postoi “misioni vazhdon”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re