Shqiptarët në Itali gjithashtu po përjetojnë edhe ato atë që po ndodh në vendin fqinj.

Italia gati është gjunjëzuar nga përhapja e koronavirusit, por
gjestet e vogla të solidaritetit, nuk mungojnë mes njerëzve. Madje janë
pikërisht këto gjeste që japin forcë për përballimin e kësaj situate.

Një operator sanitar shprehu simpatinë për një grua shqiptare, e cila
u ofroi drekën mjekëve, infermierëve dhe operatorëve sanitarë, shkruhet
në një gazetë të provincës së Piacenzës.

Gruaja me emrin Hatixhe Hallulli, ose siç e thërrasin Tixhe, është
nënë e tre fëmijëve, dhuron gjithmonë, edhe gjatë vitit, torta dhe
fokace për personelin e Ndihmës së Shpejtë së Fiorenzuolës të cilat i
bën në shtëpi në furrën e saj.

”Sot personeli shëndetësor është i gjithë i fokusuar tek COVID-19 dhe
po merret me personat e prekur, por Tixhja vazhdon t’u dërgojë ato që
mundet duke mos dashur të identifikohet”, theksuan mjekët e spitalit
duke e falënderuar publikisht.

“Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj”, theksoi stafi i spitalit të Fiorenzuolës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re