Një grua me origjinë shqiptare u paraqit në spitalin e Salernos në Itali, në kushte mjaft të rënduara shëndetësore.

Kishte pësuar një infarkt kardiak dhe ishte në dhimbje të jashtëzakonshme.

Mjekët vendosën që gruaja duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrje, e cila kishte një kompleksitet mjaft të lartë edhe për faktin se shqiptarja ishte shtatzënë.

E përpara vështirësisë për të sjellë në jetë një fëmijë, kjo nënë u përball me operimin në zemër, i kryer nga doktorët Adele Pieri e Cesare Baldi. Këta të fundit arritën ta shpëtojnë gruan nga një trombë e madhe në një prej arterieve të zemrës.

Pas ndërhyrjes, mjekët pritën stabilizimin e gjendjes së saj shëndetësore, siç shpjegon media lokale

Gruaja ishte në javën e 36 të shtatzanisë, kur iu nënshtrua operimit (sërish) për të sjellë në jetë vajzën. Nga reparti i kardiologjisë në repartin e shtatzanive me risk, vjen në jetë vajza me një peshë prej afro 2.5 kg.

Fatmirësisht nëna e foshnja nuk pësuan komplikime dhe janë të dyja mirë me shëndet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re