Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë që u regjistrua dje në Greqi, ku një shqiptare qëlloi me armë ish-partnerin e saj grek në Athinë.

Klodiana Çela, e cila u arrestua për tentativën e vrasjes së mjekut Jorgos Neos, ka qenë e përfshirë në një kalvar te gjate gjyqesh, pasi partneri e ka akuzuar për sëmundje mendore dhe disa ditë e kanë mbyllur në një institucion psikiatri për t’i marrë vajzën.

Mediat greke shkruajnë se nga kontrollet mjekësore doli se ajo nuk vuante nga asnjë sëmundje, dhe se kjo ishte një tentative për ta larguar nga vajza.

Pas humbjes së vajzës, tashmë Klodiana Çelo rrezikon edhe 17 vjet burg.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re