Bashkëautori i librit ‘Mos harro kurrë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve 1844-1999’ Agim Alickaj, shfrytëzoi këtë aktivitet promovues për ti bërë thirrje ambasadores Yuri Kim që të kërkojë nga DASH heqjen e non-grata ndaj Sali Berishës.

 

Alickaj, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro-Amerikane shtoi se në cdo rast për të bërë transparence, Kim duhet të publike faktet për korrupsionin, për të cilin është akuzuar nga Departamenti i Shtetit.

 

“Zonja ambasadore e SHBA, përfaqësuesja ime në vendin tim të dashur, Shqipërinë, t’i publikojë faktet për të ashtuquajturin korrupsion të doktor Berishës, ose t’i propozojë Departamentit të Shtetit ta tërheqë këtë vendim. S’ka tjetër, ose faktet, ose nuk ekziston. Ajo duhet ta kuptojë se miliona përkrahës të zotit Berisha nga të gjitha trojet shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha trojet shqiptare, sidomos në mërgatën shqiptare, i takojnë pjesës më pro-amerikane të kombit, më pro-amerikan në botë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re