“Kur rrit çmimin e naftës, ja bën “naftën” të gjithë çmimeve të tjera zinxhir!”

Kjo është shprehja më e re e Nard Ndokës, ish deputetit i cili njihet
për thëniet e tij të famshme. Duke komentuar situatën aktuale politike
dhe ekonomike ku ndodhet vendi, Ndoka ka krijuar edhe shprehjen e radhës
e cila ka marrë shumë “haha” në Facebook.

Batutat e tipit “Uji i nxehtë është më i nxehtë se uji i ftohtë”,
“1000-lekëshi është i barabartë me dy 500- lekësha”; “Në verë bëhet
vapë”, “Ai që është i varfër, nuk është i pasur” janë vetëm disa
“thënie” në rrjetet sociale të cilat kanë për “autor” Nard Ndokën,
ish-ministrin e Shëndetësisë dhe një nga personazhet më paqësorë të
politikës shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re