Skip to content

Shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, nis mbledhja e Këshillit të Mandateve! Ish-kryeministri në protestë jashtë Kryesisë

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Ish-kryeministri vetë ka refuzuar të paraqitet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ndërsa ndodhet në protestën që po zhvillohet njëkohësisht jashtë godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Berisha përfaqësohet nga dy avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Ndërkohë, në mbledhje ndodhen edhe dy prokurorët e SPAK që kanë kërkuar heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit në Kuvend, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Nga opozita është vetëm deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve po transmetohet Live në Facebook te Kuvendit te Shqipërisë.

Ish-kryeministri e konsideron aktin e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë si një poshtërim të Parlamentit.

 

“Ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie.

Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare”, tha ai në një deklaratë për mediat nga selia blu, pak para nisjes së mbledhjes në Kryesi.

 

“”