Reshjet e shiut kanë sjell probleme në bashkinë Dimal.

Lagjja 18 Tetori në zonën e quajtur Dafina banesat janë nën ujë. Banorët kanë vënë alarmin për ndihmë pasi ndihen të izoluar nga uji i lumit Osum. Dhjetëra banesa kati i parë është nën ujë ndërsa pritet që të evakuohen familjet më të rrezikuara.

Ndërsa në Morav reparti MN ZSh së është gjendur pranë familjes Myrseli për ta evakuar dhe kopshtin në qendrën dhe çerdhen ambulancën e këtij fshati e cila është përmbytur. Ndërkohë është mbledhur edhe shtabi emergjencës i cili po verifikon situatën e krijuar nga reshjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re