Shtatë persona të infektuar me koronavirus, që vuajnë dënimin në burgun e Fushë Krujës janë transferuar drejt burgut të Shën Kollit në Lezhë.

Abc News raporton se u është marrë tamponi edhe disa punonjësve dhe të dënuarve që dyshohet se kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

Nga autoritetet burgu i Shënkollit është caktuar për izolimin e të dënuarve me koronavirus.

Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ka një ambient të posaçëm për personat prekur nga Covid.

Mirëpo, ambienti i posaçëm për raste të tilla nuk ofron as kushtet minimale për trajtimin e të sëmurëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re