Agjencia Kombëtare e Kadastrës konsiderohet si një nga zyrat shtetërore më problematike në raport me shërbimet që ofron për qytetarët.

 

I këtij mendimi është Dhoma Kombëtarë e Noterëve, e cila evidenton se ASHK nuk respekton afatet e përcaktuara nga vet ajo, në kthimin e përgjigjeve. Vasil Martini, noter, tha në “E-ZONE” se për vitin 2021 janë 7- fishuar riaplikimet në këtë zyrë, një shifër që dëshmon vonesat apo sorollatjet që bëhen ndaj qytetarëve.

 

“ASHK mund të themi se është institucioni më problematik, i vetmi që nuk respekton afatet në shumicën e rasteve. Mund t’ju them një shifër, në 2020 numri i ripalikimeve ishte rreth 4000, ndërsa në 2021 kjo shifër është 7-fishuar. Bëhet fjalë për procedura të paplotësuar dhe aplikimeve që ribëhen nga e para. Peshën kryesore e mban kadastra, e cila kthen përgjigje të paplota dhe noterët detyrohen të riaplikojnë”, shprehet Martini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re