Deputeti Lefter Maliqi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News deklaroi se deputetët e futur nga lista në parlament nuk janë pjesë e opozitës dhe nuk janë opozitë parlamentare, por shtojcë e Ramës që e përdor kur i duhet.

Maliqi tha se opozita jashtë parlamentare po pret miratimin e reformës zgjedhore, ndërsa paralajmëroi se Shtatori do të jetë shumë i ashpër me kryeministrin Edi Rama.

Deputeti i pavarur, pohoi se ndërkombëtarët dhe agjencitë inteligjente perëndimore janë në dijeni të korrupsionit dhe aferat e Ramës dhe se po bën përpjekje për të kapur gjithçka përfshirë edhe mandatin e tretë.

“Unë di që nuk ka opozitë parlamentare, por një shtojcë e Edin Ramës. Marrëveshjen e 5 qershorit e mbështeti sekretari Pompeo, numri 2 i partisë së Merkel. Është elementi kryesor që ka kërkuar PE. Jemi 11 deputetë me qëndrim stoik, që nujik jemi pjesë e Ramës dhe e opozitës patericë  e mazhorancës. Është një gropë që poi  bëhet PD-së dhe ky e di shumë mirë. Unë mendoj se Rama ose kërkon destabilimi, mendoj se shtatori do të jetë shumë i keq për Ramën. Nëse faktori ndërkombëtar nuk e vendos, dhe nëse ky vendos në kokën e vet për të penguar koalicionet, sigurisht që opozitën e bashkuar e shikoj që ngrihet dhe të vendosi pikat mbi “i”. Por mendoj se ndërkombëtarët do të hyjnë deri më 31 korrik. Ky është një mashtrues i madh, e njohin edhe ndërkombëtarët.

Opozita jashtparlamentare ka rolin që i përmbahet marrëveshjes dhe i përmbahet asaj. Nuk fiton PD-ja p[o opozita e bashkuar dhe nuk humbet PS-ja por rilindja. Edhe sikur ndërkombëtarët apo edhe reagimi i opozitës, të miratojë ndryshimet, humbjen e ka, por mendon se mund të marrë një ose më shumë mandate se PD. Por ju ka dalë boja dhe të jeni të bindur se përveç opozitës është edhe faktori ndërkombëtar, janë shërbimet inteligjente qoftë në Gjermani apo SHBA që e kanë kuptuar. Duke parë se ky njeri fgjiothë këtë e ka bërë vetëm për të qenë një diktator i ri, që në fakt është, ndërkombëtarët nuk ia falin miliona euro investime për drejtësinë e re. E kam thënë, jam pjesë e opozitës, dhe mbështetëse e opozitës jashtaparlamentare. KAm thënë se jam aty për të demaskuar aktet kriminale dhe korruptive tën qeverisë dhe atë kam bërë. Edhe unë kam pasur oferta, të merrja drejtori në Berat, të merrja drejtori këtu.

Besoj sen do të vendos forcën politike mbështetjen e elektoratit tim kur vendi të ketë edhe Gjykatën Kushtetuese, sikur nuk ka lezet që një i pavarur, të mos ketë Gjykatë Kushtetuese. Prandaj është kapur gjithçka. Opoita po pret zbatimin e marrëveshjes së 5 Qershorit. Shërbimet inteligjente e dinë se ku i kanë paratë, Thimo e akuzon me numër dosje dhe prokuroria s’thotë asgjë.

Mendoni se është Tahiri ai që po sorollatet, po kush është pas dhe rreth tij? Ky tha pavarësisht se jo me gojë, po a kujtoni se e shembi Teatrin Veliaj, jo i ka thënë Rama. Ka ndodhur me të gjitha forcat politike, por i këtij është aq i madh sa nuk e di ku i çon. Më thoni një km rrugë që ka bërë.”, tjha Maliqi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re