Duket se moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri në fund të muajit.

 

Sipas sinoptikanëve java e fundit e shtatorit do të shoqërohet me reshje dhe vranësira ndaj këshillojnë mbajtjen e çadrave.

 

ADIOLA BANI

METEOALB

“Të pranishme do të jenë vranësirat dhe reshjet në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, gjatë javës së fundit të shtatorir. Situatë e cila në fakt me rreshje të pakta do të vijojë deri ditën e premte kur rreshjet herë pas here  do të jenë prezente në sasi të pakta, ndërsa më të shpeshta në fundjavë”

 

Vjeshta do të sjellë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave, ku vlerat më të larta nuk do e kalojnë 25oC.

 

 

ADIOLA BANI

METEOALB

“Kemi patur një rënie të temperaturave  jo vetëm gjatë mëngjesit por edhe gjatë orëve të mesditës. Pritet që vlerat maksimale gjatë ditës së sotme të jenë 29 deri në 30 °C . Kjo situatë do të vazhdojë deri në fundjavë me këto temperatura deri ditën e premte ku maksimumi do të jetë jo më shumë se 29 °C .”

 

Ndërkaq në zonat malore sipas sinoptikanëve temperaturat do të zbresin deri në 7oC.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re