Skip to content

Shtëpi bari në mes të qytetit, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Gjermani

w1900 h1331 x1840 y1001 rp Villa Mandt02 a15ac3ab621f79eb

Një shtëpi bari është zbuluar nga policia gjermane në Remscheid, ku janë arrestuar dy persona mes të cilëve njëri është shqiptar.

Mediat gjermane shkruajnë se forcat e policisë kontrolluan një shtëpi në Mandtstrasse në Remscheid dhe zbuluan një plantacion kanabisi që shtrihej në disa dhoma.

Para operacionit, policia kishte marrë një denoncim nga banorët se nga shtëpia vinte era e kanabisit, nga dritaret që kishin ngjitur me banesën.

Policia sekuestroi edhe pajisjet që shërbenin për plantacionin. Me urdhër të prokurorit, 34 vjeçari shqiptar është nxjerrë para magjistratit, i cili ka lëshuar një urdhër arresti.

Hetimet janë në vazhdim. Nëse shpallet fajtor, i akuzuari përballet me një dënim të rëndë me burg.