Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë gjatë ditës së shtunë.
Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë në tentativë për t’i shpëtuar policisë pasi ishte zbuluar në një fermë kanabisi.
25 vjeçari ishte ngjitur në çatinë e ndërtesës ku kultivohej lënda narkotike pasi kishte konstatuar forcat e policisë por fati i tij ishte fatal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mëngjesit, kur disa efektivë policie kanë vënë re praninë e një burri në kompleksin industrial, i cili kur i pa ata është larguar me vrap.
Sipas mediave spanjolle, magazina industriale nga e cila ra i riu përdorej për kultivimin e marijuanës dhe me sa duket i ndjeri ishte një trafikant droge.
Gjatë kontrolleve oficerët e policisë kanë arrestuar shtatë persona, të gjithë shqiptar por nuk bëhet i ditur identiteti i të riut që ndërroi jetë pasi ra nga çatia.