Shtëpia e Bardhë është gati për samitin e planifikuar mes presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un që do të mbahet më 12 qershor, siç ishte planifikuar, tha zëdhënësja Sarah Sanders.

 “Presidenti beson se bisedimet po shkojnë mirë dhe se takimet e zhvilluara gjatë kësaj jave, sigurisht janë një shenjë e përparimit”, u tha Sanders, gazetarëve që udhëtojnë me Trump në Nashville.

Trump konfirmoi të martën se ish-shefi i zbulimit të Koresë së Veriut, Kim Yong-chol po udhëton për në Nju Jork.

Ndërkohë, bisedimet përgatitore për takimin e planifikuar kanë vazhduar rregullisht.

Duke përshkruar Kim Yong-chol si “zëvendës-president i Koresë së Veriut,” Trump në Tëitter konfirmoi “se është duke marrë takime me vendin që përgatit Samitin”.

Zëvendëspresidenti aktual i Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, Kim Yong-chol do të jetë zyrtari më i lartë i cili për 20 vitet e fundit vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi bërë një ekip të shkëlqyeshëm për bisedimet tona me Korenë e Veriut”, vlerësoi presidenti amerikan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re