Shtëpia e Bardhë i kërkoi qeverisë izraelite të punojë drejt një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës që do të lejonte lirimin e pengjeve të Hamasit dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare për popullsinë civile të enklavës së rrethuar palestineze.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se është bërë përparim në negociatat që synojnë një ndërprerje humanitare të armiqësive, por duhet bërë më shumë.

 “Ne vazhdojmë të mbështesim një ndërprerje të zgjatur (të armiqësive) për arsye humanitare,” shtoi ai.

Ai shprehu gjithashtu kënaqësinë për lajmin se ushtria izraelite liroi dy pengje gjatë një bastisjeje në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës, duke theksuar se kriza nuk mund të përfundojë pa lirimin e të gjithë pengjeve të Hamasit.

Në një telefonatë, presidenti amerikan Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ai nuk duhet të vazhdojë me një operacion ushtarak në Rafah pa një plan për të mbrojtur civilët e grumbulluar atje.

Shtëpia e Bardhë nuk rekomandon vazhdimin e një operacioni në shkallë të gjerë pa një plan të besueshëm për miliona njerëz që kanë u strehua në Rafa.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re