Skip to content

Shtëpia e Bardhë: Kosova dhe Serbia ranë dakord për “Normalizimin Ekonomik”

shtepia e bardhe

Nënsekretari për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik.

Lajmin ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter.

Në postim thuhet:

“Donald Trump ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky president për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë.”

#BREAKING | President @realDonaldTrump has announced that Serbia and Kosovo have agreed to economic normalization. Another historic agreement reached by this President to make the world a more peaceful, prosperous place.

— Judd Deere (@JuddPDeere45) September 4, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u shpreh para takimit se nuk ka asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.