Shtëpia e Bardhë dërgoi mesazhin se “Grenlanda do të mbrohet më mirë nga Shtetet e Bashkuara” nëpërmjet CNN, disa orë pasi udhëheqësit evropianë deklaruan bashkërisht se “Grenlanda i përket popullit të saj”.
“Presidenti Trump beson se Grenlanda është një vendndodhje strategjikisht e rëndësishme, kritike nga një perspektivë e sigurisë kombëtare, dhe është i bindur se banorët e Grenlandës do të përfitonin më shumë nëse do të mbroheshin nga Shtetet e Bashkuara nga kërcënimet moderne në rajonin e Arktikut”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, për CNN.
“Presidenti është i përkushtuar për të vendosur paqe të qëndrueshme brenda dhe jashtë vendit”, shtoi ajo.
“Varet nga Danimarka dhe Grenlanda, dhe vetëm nga ato, të vendosin për çështjet që i shqetësojnë”, shkruan më parë në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Danimarkës/CNN
