Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Turqia po përballet me një kërcënim terrorist në kufirin e saj jugor dhe se vendi ka të drejtë të mbrohet.

“Turqia vazhdon të vuajë nga një kërcënim legjitim terrorist, veçanërisht në jugun e tyre. Ata pa dyshim kanë çdo të drejtë të mbrojnë veten dhe qytetarët e tyre”, u tha gazetarëve John Kirby, koordinator për komunikimet strategjike i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kirby tha se SHBA-ja ka shqetësime për operacionet ndërkufitare, të cilat sipas tij do të ndikojnë në luftën kundër grupit terrorist DEASH, luftë e kryer nga një organizatë tjetër terroriste, gjegjësisht PKK/YPG-ja.

Ai shtoi se operacionet “mund të çojnë në një reagim nga disa prej partnerëve tanë të SDF-së, që do të… kufizonte aftësinë e tyre për të vazhduar luftën kundër ISIS-it (DEASH)”.

Këtë javë, Ankaraja iu përgjigj një sulmi terrorist të 13 nëntorit në Istanbul duke shkatërruar objektivat e organizatës terroriste me një operacion ajror në Irakun verior dhe në Siri.

Herët të dielën, Turqia nisi operacionin ‘Kthetra-Shpata’, një fushatë ajrore ndërkufitare kundër grupit terrorist YPG/PKK, i cili posedon strehë të paligjshme përgjatë kufirit të Irakut dhe Sirisë, nga ku ata planifikojnë sulme në tokën turke.

Operaacioni ajror pasoi sulmin terrorist në rrugën e frekuentuar ‘Istiklal’ të Istanbulit, që vrau gjashtë persona dhe la 81 të tjerë të plagosur.

“Ne e dimë identitetin, vendndodhjen dhe trajektoren e terroristëve. Ne gjithashtu e dimë shumë mirë se kush i patronizon, i armatos dhe i inkurajon terroristët”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në provincën verilindore turke Artvin.

Erdoğan tha se Turqia ka bërë pjesën e saj duke respektuar çdo marrëveshje për sigurinë e kufirit të saj me Sirinë.

“Shpresojmë se do t’i çrrënjosim të gjithë terroristët sa më parë”, shtoi ai.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së terroriste.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re