Gjykata e Shkodrës i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” Ramiz Nikdukaj 64 vjeç, Bashkim Kovacit 64 vjeç dhe Altion Lulit 43 vjeç, këto dy të fundit nga Cerriku, pasi u kapën gjatë operacionit “Syri i sheganit” në një shtëpi Bari në Koplik.

Në banesën e shtetasit Nikdukaj u gjet një ambjent i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambjent me llampa, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr.

Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim dhe vjedhje të energjisë, ndërsa dy shtetasit nga Cerriku u kapën duke punuar në ambjentin ku kultivoheshin bimët.

Pas shqyrtimit të provave, drejtuesi i seancës Andri Ymeri pranoi kërkesën e prokurorit Vat Staka, duke i lënë këto shtetas në burg.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re