“Shtëpia e lirisë”, kështu do të quhet koalicioni i partive opozitare krah ish-kryeministrti Sali Berisha në zgjedhjet e 6 marsit.
Pyetje: A ndjeni keqardhje që këto kandidatë që thonë se kanë qenë pjesë e PD që nga themelimi të shkojnë në zgjedhje me logon e lsi?
Berisha: Logoja është logo koalicioni. Koalicioni do të quhet shtëpia e lirisë. Shtëpia e lirisë do të ketë logon e vetë. Kjo është normale, në çdo koalicion logoja nuk është e partisë por e kkoalicionit. Rama do ta paguajë shtrenjt këtë konfiskim.
Pyetje: Përgjegjësia e rithemelimit nëse kandidatët tuaj sdo jenë fitues?
Berisha: Sigurisht që do mbajë përgjegjësi komisioni por s’mund të them se standardi i të përgjithshmeve është standardi i 6 bashkive. Komisioni do bëjë gjithçka për të fituar zgjedhjet por nuk mund të mbahen ato qënrime nëse zgjedhjet janë në shkallë vendi.