LSI-PDK ka dërguar për të regjistruar në KQZ 2 nga kandidatët e Sali Berishës të dalë nga primaret e Komisionit të Rithemelimit.
Nën emrin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” LSI dhe PDK kanë këkruar nga KQZ regjistrimin si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Bardh Spahinë për Bashkinë Shkodër dhe Elton Banon për Bashkinë Lushnje.
Emrat në KQZ janë dërguar nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari si partia udhëheqëse e koalicionit. Pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” është LSI dhe PDK, ndërsa Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës u la jashtë nga KQZ pasi nuk është i regjistruar si subjekt zgjedhor.
