Një objekt fetar që do të bëjë bashkë të krishterë, myslimanë dhe hebrenjtë do të ndërtohet në vendin e një kishe të shkatërruar nga regjimi komunist në Gjermaninë Lindore.

Mediat e huaja shkruajnë se objekti do të quhet “Churmosquagogue” dhe gurthemeli i parë i kësaj ndërtesë do të vendoset më 27 maj.

Ndërtesa prej 47 milionë eurosh, e projektuar nga arkitekti gjerman, Kuehn Malvezzi, parashikon të ndërtojë një kishë, një xhami dhe një sinagogë të lidhura më një hapësirë.

Ndërtimi i kësaj ndërtese fetare , të cilët disa e quajnë ‘shtëpia e madhe’, ka marrë miratimin nga të gjithë komunitetet në Gjermani, pavarësisht se ka pasur frikë për ‘krijimin e një feje të re’.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re