Detaje të reja janë mësuar nga ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët. Brenda banesës ndodheshin 4 persona, ndërsa fatmirësisht janë shpëtuar dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë një prononcimi për mikrofonin e “Fax News”, komshiu tregon momentin kur iu dha ndihma e parë kësaj familje që të gjithë vuajnë nga problemet e shëndetit mendor dhe çdo mbrëmje ndiznin qiririn si një shenjë rituali fetar.

“Isha në shtëpi brenda me vajzën dhe gruan. Erdhi vajza me vrap më thotë eja na xirr nënën se është brenda, shkova e pashë flakë e madhe skishte perëndi të futeshe brenda. Unë mora në telefon policinë dhe pasataj erdhi zjarrfikësja dhe e fiku zjarrin. Këtë banesën e kanë të tyren, dyshohet se në tavolinë kishin qirinj të ndezur nuk e dimë të saktë. Të 4 personat e familjes janë me probleme mendore dhe nuk lëvizin fare, janë pak problematik në lagje, policia dhe bashkia e di po thonë skemi cfarë tu bëjmë. Shteti të merret me këtë punë. Këtu është rrugë nacionale, kalojnë vajza fëmijë dhe kanë frikë nga këta por dalim ne i shoqërojmë”, tregon komshiu.

Çdo natë ndiznin dy qirinj dhe i vendosnin në dritare, rituali që për pak u mori jetën 4 anëtarëve të familjes Shehu në Memaliaj

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re