Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se gjatë muajit janar në aeroportin e Rinasit kanë hyrë dhe kanë dalë 626.407, duke vendosur kështu një tjetër rekord.

Sipas ministrit, krahasuar me janarin 2023 në këtë pikë kalimi kufitar kanë kaluar 92.500 pasagjerë më shumë në muajin e parë të këtij viti.

Balla po ashtu thekson se çdo ditë i kërkon punonjësve të policisë të dëshmojnë me sjelljen e tyre se “shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”, pasi kontakti i parë dhe i fundit i çdo turisti është me uniformat blu.

“Aeroporti “Nënë Tereza”, porta më e madhe hyrëse shënon një tjetër rekord Gjatë janarit 2024, Policia Kufitare ka mirëpritur dhe ju ka uruar udhëtim të mbarë plot 626.407 pasagjerëve.

Krahasuar me janarin 2023 në këtë pikë kalimi kufitar kanë kaluar 92.500 pasagjerë më shumë në muajin e parë të këtij viti. Punonjësit e Policisë Kufitare janë kontakti i parë dhe i fundit i vizitorëve me Shqipërinë, prandaj sjellja e tyre përbën përshtypjen e parë dhe kujtimin e fundit nga atdheu i shqiponjave.

Prandaj çdo ditë i kërkoj të dëshmojnë me sjelljen e tyre se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe mikut. Gjatë vitit 2024 Shqipëria pret një numër edhe më të madh turistësh sesa vitin e kaluar dhe detyra jonë është pakthyeshmëria dhe konfirmimi edhe më i besueshëm i Shqipërisë si kampionë të Ballkanit në turizëm dhe destinacion me siguri publike mbresëlënëse”, shprehet ministri i Brendshem.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re