Skip to content

Shtëpia e tyre kishte marrë flakë, shqiptari hero shpëton çiftin e moshuar

Pa që zjarri kishte përfshirë një banesë fare pranë shtëpisë së tij. Nuk e ka menduar dy herë dhe ka shkuar atje, duke shpëtuar një çift të moshuarish.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë në një qytet të Finlandës. Shqiptari hero quhet Mërgim Halili. Ai ka treguar për median vendase se shpejtoi për të larguar nga banesa nën flakë pronarët.

Trokiti disa herë në derë dhe kur të moshuarit iu përgjigjën, ai vuri re se ata ende nuk e kishin kuptuar që shtëpia kishte marrë flakë. I ndihmuar nga e dashura e tij, Mërgimi ka nxjerrë nga banesa të moshuarit, duke parandaluar kësisoj një tragjedi të mundshme.

Sipas Mërgimit, zjarri u shpërnda menjëherë në banesë dhe në kohën kur erdhën zjarrfikësit, shtëpia ishte krejtësisht nën flakë.