Një djalë 7-vjeçar me emrin Eli i shpëtoi jetën motrës së tij të vogël, kur u hodh në dhomën e saj nga një dritare, për ta shpëtuar atë nga zjarri që shkatërroi banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në 8 Dhjetor në banesën e familjes Davidson, ku jetonin dy prindërit dhe tre fëmijët e tyre të vogël, të cilët ishin duke fjetur.

Nicole Davidson u zgjua nga aroma e tymit. Brenda pak minutash, shtëpia e familjes ishte në flakë – dhe Erin Davidson 22-muajshe ishte bllokuar në dhomën e saj. Teksa çifti ishte duke shpëtuar dy djemtë e shtëpisë, vajza Erin ishte rrethuan nga flakët.

“Tymi dhe zjarri ishin aq të dendur sa nuk mund të shkoja tek ajo,” tha Chris Davidson për CNN. “Ne dolëm jashtë për ti ardhur në ndihmë nga dritarja, por nuk kishte asgjë që mund ta arrija. Kështu që unë mora Elin, i cili kaloi nëpër dritare dhe ishte në gjendje ta kapte nga djepi i saj.”

“Ne nuk mund të ishim më shumë krenarë sesa kaq për Eliun,” tha Davidson. “Ai bëri diçka që një njeri i rritur nuk do ta bënte”. Dhe ai e bëri atë në kohë rekord duke e shpëtuar të motrën.

Në kohën kur 20 zjarrfikës mbërritën në vendin e ngjarjes, shtëpia tashmë ishte përfshirë nga flakët. Ditën tjetër, “asgjë nuk kishte mbetur”, tha Shefi i Zjarrfikësve të Tazewell, New Josh Miracle, për CNN.

“Mendova se nuk mund ta bëja, por më pas thashë: E kam marrë atë, baba”, tha Eli për CNN. “Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste”.

“Ne kemi humbur gjithçka që kemi pasur ndonjëherë”, tha Chris Davidson. “E gjithë jeta jonë ishte në atë shtëpi. Tri makinat tona u dëmtuan gjithashtu nga zjarri. Është shkatërruese. Ne nuk kemi asgjë”, tha ai.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re