Verë apo dimër, shi apo borë, “Streha” është shtëpia ideale në të cilën mund të kaloni në mënyrë fantastike të gjitha ditët e vitit.
Kompania daneze Vipp, e famshme për krijimin e koshave të plehrave me pedale, ka krijuar një shtëpizë e gjitha në hekur, për t’i dhënë mundësinë banorëve të saj të arratisen nga jeta urbane.
Brenda hapësirës prej 55 metrash katrorë, ku mund të flenë dy vetë, ka një dhomë gjumi, një kuzhinë, deri te furça dhëmbësh, të gjitha të krijuara nga Vipp.
Sipas CEO-s së kompanisë, Kasper Egelund, “Streha” është një si një karikues baterish, por për njerëzit dhe mund të vendoset buzë liqenit, në mal, apo kudo që ju do të dëshironi.
Shtëpiza përgatitet që në fabrikë, dhe është gati brenda gjashtë muajsh nga porosia.
Një vend ideal, nga i cili nuk do të doni të largoheni kurrë.
Çmimi? Këtu ndoshta duhet të mendoheni dy herë… ose më shumë, sepse “Streha” kushton 485 mijë Euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re