Ariel Lamaj është i riu që mori pjesë në protestën e organizuar pranë ambasadës ruse si një kundërshtim për pushtimin e Ukrainës. Ai ka thënë se ka qenë në Ukrainë dhe i ka bërë përshtypje se si ishin njerëzit atje.

Ai tregoi se ishin shumë mikpritës ndërsa është shumë i tronditur për situatën atje.

Ndër të tjera ai tha se shtëpia e tij është e hapur për çdo ukrainas që do të shpërngulet në Shqipëri, pavarësisht se atje është dhënë urdhri që burrat nga 18-60 vjeç të mos largohen nga vendi.

Pyetjes se si mund të ndalohet Putin, ai tha se forcat e mëdha uron që ta bëjnë këtë gjë

“Para 3 viteve kur shkova në Ukrainë më la një përshtypje të bukura, kujtime, kam kaluar mjaft mirë me miqte ukrainas. Edhe ata ishin shumë mikriptës. Ishte një tur 5-6 ditë, mjaft i bukur. I kam thënë vetës që do kthehem prap. Sot jam shumë i tronditur për situatën atje.

Janë njerëz mjaft mikpritës”– u shpreh ai.

Sa rrezikohet Shqipëria nga lufta në Ukrainë

“Rrezikohet. Ne prekemi te pjesa e turizmit meqënse vijnë çartera me turistë nga Ukraina. Ndikon në ekonominë tonë”– shtoi i riu.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re