Skip to content

“Shtëpia ime u ngeltë në fyt ishalla”/ Banorët e Laprakës, ‘Kodrës së Priftit’ dhe Paskuqanit te Kadastra: Dil mor zbato ligjin! (VIDEO)

Banorët e Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit vijojnë me protestën e tyre jashtë ambienteve të Kadastrës duke bërë thirrje që të zbatohet ligji lidhur me projektin e ‘Unazës së Madhe’.

Mësohet se 3 banorë të secilës zonë janë në takim me përfaqësues të Kadastrës, ndërsa një pjesa tjetër e ndodhur jashtë lëshon thirrje ndaj Artan Lames që të zbatojë ligjin.

“O i korruptuar, shtëpia ime inshallah të ngel në fyt”-tha një nga banoret.

“O Artan dil mor zbato ligjin mor, se me taksat tona paguhesh! Po me plas lufta ku shkon ky?”
-thanë të tjerë.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb