Torturat dhe spiunimet, janë dy nga tiparet identifikuese të periudhës së komunizmit.

 

Aty ku sot është “Shtëpia me Gjethë”, dikur ka qenë shtëpia e torturës së atyre që konsideroheshin armiq.

 

Në një intervistë për Quo Vadis, specialistja tha se qëllimi i sigurimit të shtetit të gjente dhe të krijonte armiq të brendshëm dhe të jashtëm.

 

Ajo shtoi më tej se Koci Xoxa, ministri i Brendshëm i diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Enver Hoxhës. Ky i fundit më pas e ekzekutoi në vitin 1948, duke e trajtuar si agjent jugosllav.

 

“Sigurimi i shtetit është arma arma e mprehtë dhe e dashur e partisë sonë sepse ajo mbron interesat e popullit dhe të shtetit tonë socialist kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm.

 

Ky ishte qëllimi i sigurimit të shtetit të gjente dhe të krijonte armiq të brendshëm dhe të jashtëm.

 

Nga vitet 1945-1950 kjo ndërtesë ka shërbyer edhe si hetuesi. Kur flasim për hetuesi flasim gjithmonë për dhunë, tortura që kemi një listë të gjatë. Flasim edhe për Koci Xoxen që ishte drejtuesi i parë i sigurimit të shtetit. Ishte ministër  i Brendshëm, krahu i djathtë i Enver Hoxhës. Në vitin 1948 ai e trajtoi si agjent jugosllav dhe ekzekutohet”.

 

Propaganda ishte arma më e fortë e diktaturës, ndërsa specialistja shton se edhe filmat në atë kohë xhiroheshin po me të njëjtin subjekt, s[iunimin dhe gjetjen e “armiqve”.

 

“Janë të ekspozuara edhe disa dëshmi të vetë oficerëve të sigurimit, të cilët tregojnë për tortura të ndryshme të cilat janë ushtruar mbi të arrestuarit gjatë hetimit. Propaganda ishte një nga armët e forta të atij sistemi dhe në fakt ne kemi të pasqyryara postera të vjetër origjinal të filmave artistikë që ishin realizuar nga kinostudio “Shqipëria e Re” dhe që kanë si tematikë sigurimin e shtetit.

 

Janë oficerët e sigurimit të shtetit që janë personazhet kryesorë dhe pozitivë të cilët gjejnë armiqtë e brendshëm apo të jashtëm dhe këta armiq janë ata që do i bënin keq Shqipërisë. Ndonjëherë janë përdorur edhe fëm`ijët sidonjëherë janë përdorur edhe fëmijët siç është filmi “Pas Gjurmëve” që janë bashkëpunëtorë të sigurimit për të gjetur armiq”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re