Shtëpia monument e Pashko Vasës në Shkodër rrezikon shembjen.

Gazetari i ‘Fax News’ Denis Bajraktari ka zhvilluar intervistë me përfaqësuesen e familjes Vasa në ambjentet e kësaj shtëpie ku gjendja është alarmante.

Ajo u shpreh se janë kryer ankesa dhe janë dërguar letra ministrisë së Kulturës disa herë por të gjitha organet kanë qenë indiferente.

“Disa herë është bërë lajm, ankesa, letra ministrisë e kryeministrit për nevojë emergjente po se pse është ky indiferentizëm dhe në Shkodër e më gjerë nuk e di. Me datë 19 një pjesë ishte rrëzuar, kjo ka ardhur nga punimet jo cilësore që janë bërë ndër vite.

Në 2018 filloi të rridhte çatia, te dhoma më e bukur ra suvaja. Duhet ndërhyrë që të rregullohet që most ë ngelë vetëm tabela te porta jashtë. Nuk mbrohet nga shteti e kam shkruar në hyrje për të sensibilizuar për këtë ngjarje alarmante.

Do investim të madh, jo me rrogat e pensionet që kemi ne sot. Më vjen keq që lihen në harresë, monumente të tilla/Kam takuar dhe ministren e Kulturës, shpresoj që t’i çojmë peshë. Historinë e Pashko Vasës e di çdo kush, është ideatori i alfabetit shqip me vëllezërit Frashëri. O moj Shqipëri e mjera Shqipëri”-tha ajo.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re