Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Kuçovë ku një 84 vjeçare ka humbur jetën dhe bashkëshorti i saj 86 vjeç ndodhet në spital, pas shpërthimit të bombolës së gazit.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News shikohet sesi është shkatërruar shtëpia pas shpërthimit të bombolës së gazit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, nga pamjet shikohet se banesa është shembur dhe kjo e ka bërë të pamundur që të nxjerrin nga rrënojat 84 vjeçaren, e cila humbi jetën.

LEXO EDHE: Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Kuçovë, humb jetën një person

Bashkëshorti i saj është arritur që të nxirret në kohë nga forcat zjarrfikëse dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re