Tërmeti i fuqishëm që dridhi Greqinë e 6 shtete të tjera, e pati epiqendrën në Florina (Follorinë), një qytet jo shumë larg Korçës e fare pranë kufirit jugor me Maqedoninë e Veriut.

Media publikoi dhe disa pamje të një kamere në brendësi të një shtëpie në Florina, ku dridhjet e tërmetit janë të frikshme.

Në qytetin grek janë regjistruar një sërë dëmesh materiale, por fatmirësisht nuk ka patur lëndime serioze në njerëz. Banorët e Florinës u tronditën nga lëkundjet dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur ta kalojnë natën jashtë banesave ose nëpër makinat e tyre.

Ndërkohë në Shqipëri ka patur deri më tani 6 raportime për dëmtime të banesave në zonën e Devollit, përgjithësisht në godina të vjetra. Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën e aktualisht është raportuar për dëmtime në 2 banesa në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re