Kandidatja për deputete e PD-së, Lindita Metaliaj ka qenë sot në banesën e një banori të Dajçit në Lezhë, që është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ajo pohoi se kjo banesë pavarësisht se është dëmtuar rëndë, bashkia e Lezhës i ka mbyllur derën Fran Gazullit.

Sipas saj, pas 25 Prillit, qeveria e PD nuk do t’i ndajë qytetarët sipas përkatësisë.

“Banesa e Fran Gazullit në Dajç të Lezhës e dëmtuar rëndë nga tërmetit i 26-nëntorit, por bashkia i mbyll derën në fytyrë.

Pas 25 Prillit, qeveria e PD nuk do t’i ndajë qytetarët sipas përkatësisë.

Ndryshim do të thotë trajtim me dinjitet për këdo në nevojë. Vota për PD është votë për familjen, votë për shtëpinë, votë për fëmijët.”, -tha Metaliaj.