“322 të moshuar jetojnë në 6 qendrat rezidenciale, që gjenden në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër dhe Poliçan.

Një raport i KLSH ka nxjerr në pah se në asnjë prej këtyre institucioneve nuk ka një mjek psikiatër, në një kohë kur 45% e të moshuarve kanë probleme”.

Në dokumentin e hartuar nga audituesit, vërehet se veç mjekut psikiatër në  këto shtëpi të moshuarish, ka edhe mungesë të mjekëve të tjerë specialist.

“Mungesa e angazhimit të mjekëve specialist në Institucionet Rezidenciale, për kryerjen e ekzaminimeve periodike, mund të sjellë mungesë të identifikimit të problemeve dhe defiçiteve funksionale që çojnë në uljen e cilësisë së jetës për personat e moshuar.”

Ne disa qendra është vërejtur edhe pamjaftueshmëri e stafit në shërbim të të moshuarve.

“Edhe pse Avokati i Popullit e ka ngritur si shqetësim mungesën e një automjeti në këto institucione rezidenciale për të moshuarit, asnjë prej 6 qendrave nuk e disponon atë, duke vështirësuar kështu jo vetëm pamundësinë e aktiviteteve të ndryshme për të moshuarit por edhe  rastet emergjente kur ata kanë nevojë të shkojnë në spital.”

Sa i takon këtij shqetësimi, Euronews Albania, mësoi se në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, kjo problematikë është drejt zgjidhjes. Drejtues të këtij institucioni kanë dërguar shkresa të një pasnjëshme institucioneve përkatëse dhe pritet që së shpejti një automjet t’ju vihet në dispozicion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re