Tre ditë më parë Report TV ka transmetuar problematikën sa i për ketë shtëpive muzeale në Berat të cilat rrezikojnë të zhduken nga harta e UNESCO. Për këtë problem ka reaguar drejtoria e monumenteve të kulturës në Berat, ku ka sqaruar se fondet janë të pamjaftueshme për të mirëmbajtur në këmbë objektet muzeale.

Pas publikimit të lajmit të banesave muzeale të kategorisë parë si dhe të dytë , ka reaguar drejtori monumenteve te kultures Berat z.Eugen Kallfani . Ai shprehet se:

E kam ndjekur lajmin që është dhënë që shtëpitë të kategorisë parë janë 60 banesa, nga të cilat 20% e tyre kërkojnë ndërhyrje urgjente. Ndërsa në të gjithë qarkun e Beratit janë plot 486 monumente kulture që presin për tu financuar përfshi edhe banesa të kategorisë parë dhe të dytë. Banesat kanë dëmtime ne pjesën e brendshme si suvaja, dritaret, tavanet etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re