Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) i ka dhënë statusin e refugjatit
të ligjshëm, shtetases saudite të ndaluar në aeroportin e Bangkokut në Tajlandë
me kërkesë të autoriteteve të Arabisë Saudite pasi kishte ikur nga dhuna
familjare.
UNHCR e ka
dërguar rastin e saj në adresë të autoriteteve australiane, me shpresë se ky
vend do ta pranojë shtetasen saudite.
Kështu, 18
vjeçarja Rahaf Mohammed al-Qunun, kishte refuzuar të hipte në avionin në
fluturimin Bangkok- Kuvajt, për çka të hënën u barrikadua në një dhomë të
hotelit në aeroport.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) e ka dërguar rastin e saj në adresë të autoriteteve australiane, me shpresë se ky vend do ta pranojë shtetasen saudite.
Ndërkohë është prononcuar edhe Departamenti për Punë të Brendshme të
Australisë, duke thënë se çështja do të shqyrtohet në mënyrë të zakonshme.
“Qeveria nuk do të komentojë më shumë mbi këtë çështje”,
thuhet në një kumtesë të shkurtër.
Megjithatë, ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, ka lënë të
kuptohet se është i mundur pranimi i azilit.
Në një deklaratë për televizionin australian ABC, ai tha se “nëse
ajo tashmë është shpallur refugjate, atëherë ne do të konsiderojmë shumë
seriozisht dhënien e një vize humanitare”.
Statusi i refugjatit jepet nga qeveria e shtetit ku qytetari kërkon
azil, megjithatë UNHCR mund të japë këtë status nëse shtetet nuk e bëjnë.
