Komuniteti Afrikanojugor për Zhvillim (SADC) ka mbajtur të enjten në Republikën e Botsvanës një takim urgjent për të diskutuar ndërhyrjen ushtarake dhe sigurinë në Zimbabve.
Siç bën të ditur SADC-ja përmes një komunikate me shkrim, të pranishëm në këtë mbledhje urgjente ishin ministrat e Jashtëm të Angolës, Tanzanisë, Zambias dhe Afrikës së Jugut.
Takimi është realizuar në selinë e organizatës në kryeqytetin Gaboronë të Botsvanës, pas njoftimit nga ushtria zimbabviane se Presidenti Robert Mugabe dhe bashkëshortja e tij po mbaheshin në arrest shtëpiak pas ndërhyrjes ushtarake të dy ditë më parë në Zimbabve.
Formuar prej 15 vendeve anëtare nga Afrika Jugore, SADC-ja angazhohet ndaj krizave politike dhe problemeve rajonale. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re