Skip to content

Shtetet e Bashkuara: Bessend thotë se jemi afër arritjes së disa marrëveshjeve tregtare

scott bessent

Sekretari i Thesarit i SHBA-së thotë se njoftimet përkatëse do të bëhen para afatit të 9 korrikut

SHBA: Bessend thotë se jemi afër arritjes së disa marrëveshjeve tregtare
Shtetet e Bashkuara janë afër arritjes së disa marrëveshjeve tregtare para afatit të 9 korrikut për rritjen e tarifave, tha të hënën Sekretari i Thesarit Scott Besant, duke parashikuar disa njoftime të mëdha në ditët në vijim.

Besant i tha CNN-së në emisionin “State of the Union” se administrata Trump do t’u dërgojë letra 100 vendeve më të vogla me të cilat Shtetet e Bashkuara nuk kanë tregti të konsiderueshme dypalëshe, duke i informuar ata se do të përballen me tarifat e larta, të vendosura fillimisht më 2 prill dhe më pas të pezulluara deri më 9 korrik.

“Presidenti Trump do t’u dërgojë letra disa prej partnerëve tanë tregtarë, duke u thënë atyre se nëse nuk bëjnë përparim, më 1 gusht do të kthehen te tarifat e 2 prillit. Kështu që shpresoj se do të shohim shumë marrëveshje shumë shpejt”, tha Bessant.

Përshtati në Shqip S